09:49 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Icardi dhe Perisic në dyshim ndaj Genovas

Luciano Spalletti është në hall. Trajneri i Interit i cili në shenjë shpërblimi ndaj skuadrës për punën që ka bërë gjatë kësaj periudhe ka vendosur të anullojë seancën e dytë stërvitore për ditën e enjte që do të zhvillohej pasdite, rrezikon të mos ketë në dispozicion për transfertën delikate të së shtunës në mbrëmjes dyshen më efikase në sulm Icardi-Perisic.

Kapiteni ende nuk e ka marrë veten nga dëmtimi që pësoi disa ditë më parë ndërsa edhe Perisic mori një goditje në sfidën e fundit ndaj Bolognas. Nëse do të grumbullohen për këtë takim gjithçka do të vendoset në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes, pikërisht këtë të premte.

Nëse Icardi e Perisic nuk ja dalin ka shumë gjasa që Rafinha të luajë për herë të parë si titullar me zikaltrit, pikërisht në Marassi ndaj Genoas./IndeksOnline/