15:51 / E Premte, 12 Janar 2018

Icardi mund të largohet pa Champions League

Ka nisur të intrigohet edhe më shumë qëndrimi i Mauro Icardit te skuadra e Interit, pas spekulimeve të fundit mbi vizitat mjekësore te Real Madrid, e më pas përgënjeshtrimi i tyre.

Por pavarësisht “Fake News” të radhës në futbollin europian, zikaltërit duhet të bëjnë llogaritë me sezonin actual, në të cilin do të përballeshin me humbje në dy fronte nëse mbeten jashtë zonës së Champions League.

E ardhmja e sulmuesit argjentinas lidhet pashmangshmërisht me vendin e katërt në serinë A për 1001 motive.

Kapiteni i Interit ka ambicie për të shfaqur vlerat e tij në një vitrinë prestigjioze si Champions League, por gjithashtu kjo lidhet edhe me Fair Play Financiar. Pa një vend në Champions Legue do të bëhej më shumë sesa problematike, njohja e llogarive nga UEFA dhe kështu do të ishte e pashmangshme shitja e futbollistit latin.

Aktualisht Mauro Icardi po shijon pushimet luksoze me partneren e tij, duke kaluar nga ishujt Maldive në parajsën artificiale të krijuar mbi shkretëtirë në Dubai. Por edhe mes dallgëve të detit, kontrata dhe klauzola janë çështje që duhet të përballohen. Akordi aktual i sulmuesit me Interin parashikon mundësinë e transferimit nga 1 Korriku i këtij viti nëse një klub paguan 110 milionë Euro.

Skuadra milaneze kishte profilizuar shtimin e klauzolës së largimit në 200 milionë për ekipet e huaja, por kjo ende nuk është formalizuar.