15:03 / E Shtunë, 26 Maj 2018 / indeksADMonline

Ide gjeniale, nga çamçakëzët e përtypur prodhohen këto atlete të shtrenjta (Video)

Dikush është kujtuar që të bëjë atlete nga çamçakëzët e hedhur në rrugë! Është Holanda ajo që ka shpikur këtë ide.

Kompania e emëruar sipas ide, “The Gumshoe”, ka përdorur çamçakëzët e hedhur në tokë nga kalimtaret për të krijuar këtë linjë të mahnitshme të atleteve, tregon në storien e saj CNBC news, transmeton Indeksonline.

3.3 milion pounds çamçakëz ngjiten çdo vite në rrugët e Amsterdamit.

Këto atlete do të jenë në dispozicion për shitje nga muaji qershor, dhe do të kushtojnë 232 dollarë në Holandë. /Indeksonline/