07:22 / E Premte, 13 Korrik 2018

Ide për nuset e këtij viti, zëvendësoni buqetat me një lule të vetme

Këtë vit dasmat patën trende të ndryshme për sa i përket, tortës, mënyrës se si grimohen nuset dhe buqetës së luleve. Përveç tortës së varur, nuse me një grim të lehtë, tashmë duhet të hiqni edhe atë buqetën shumëngjyrëve nga dora dhe ta zëvendësoni me një lule të vetme dhe jeni kompletuar.

Është një stil minimalist dhe që do ju kursejë shumë nga buxheti që keni paramenduar të shpenzonit. Përcjellë elegancë, thjeshtësi dhe finesë. E vetmja gjë për të cilën duhet të siguroheni është madhësia e lules. Duhet të jetë vërtet e madhe. Për të pasur një ide më të qartë, shikoni foton e mëposhtme.

Temat: