22:29 / E Martë, 01 Maj 2018 / indeksADMonline

Ide si të tejkaloni dikë që nuk ua lëshon rrugën! (Video)

Pothuajse cdo ditë në komunikacion bëhemi nervoz kur kemi përpara një veturë që ecën ngadalë, ndërkohë që neve nuk na pritet.

Në këtë video, shihet një shofer që nuk heq dorë nga të qenit i pari në rrugë dhe nuk e lë të lëvizë veturën që kishte prapra, transmeton Indeksonline.

Por, shoferi i dytë tregohet i mençur duke ia bërë një dredhi atij që kishte përpara.

Për një moment, ai bën kinse do të dal në rrugën dytësore, nga ku edhe niset vetura përpara.

Por ky shofer përnjëherë kthehet në rrugën kryesore, dhe shoferi që ishte përpara ngelet prapa. Ide interesante. /Indeksonline/