22:59 / E Enjte, 07 Qershor 2018

Ilir Deda: Ta kapim trenin e fundit për viza

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka thënë se liberalizimi i vizave, sivjet është interesi primar për njerëzit e Kosovës dhe është çështje kyçe për politikën e Kosovës.

“Nëse ne e humbim këtë rast do të presim edhe vite tjera dhe ne s’kemi luks të presim. Siç është dëshmuar këto 10 vjet ndryshimi i politikës së brendshme në shtete të ndryshme në perëndim nuk është në favor të Kosovës dhe ne duhet ta kapim trenin e fundit ”, tha Deda në “Click” .

Deputeti më tej ka thënë se ka qenë vështirë të lobohet vitin e kaluar për vizat kur si kemi pasur të plotësuara kriteret mirëpo tani pasi i kemi plotësuar kriteret është lehtë.