16:49 / E hënë, 19 Qershor 2017

15 misteret e Coca Cola-s

15 misteret e Coca Cola-s

Coca Cola është gjithkund. Brendi amerikan është i përhapur në 200 shtete të botës.Mesatarisht, rreth 10 mijë pije të Coca Colës konsumohen çdo sekond të ditës, përcjellë arbresh.

Shumë spekulime qarkullojnë për këtë pije, por kjo është një tjetër temë, ajo për të cilën do të iu tregojmë tani bën fjalë për 15 fakte interesante për pijen joalkoolike Coca-Cola.

1. 3.1% e të gjitha pijeve të konsumuara në mbarë botën janë produkte të Coca Colas.

2. Coca-Cola ka aq shumë pije të ndryshme sa në qoftë se pini nga një prej tyre çdo ditë, do të keni nevojë për më shumë se 9 vite që t’i provoni të gjitha.

3. Fitimet e Coca-Colas prej 35.1 miliardë dollarë, e bën kompaninë e 84 më të fuqishme në botë që nënkupton se gjendet edhe përpara ekonomisë së Kosta Rikës.

4. Marka Coca-Cola vlerësohet reth 74 bilion dollarë – më shumë se Pepsi, Starbucks dhe Red Bull së bashku.

5. Edhe pse vitin e kaluar shitja e Coca Cola-s ishte për 38% më e vogël se ajo e Pepsi, kjo markë ka gjeneruar dyfishë më shumë të ardhura – 28 miliardë kundrejt 12 miliardë të Pepsit.

6. Nëse çdo kapak i prodhuar ndonjëherë i Coca Colas në shishe qelqi prej 250ml do të vendoseshin njëra mbi tjetrën, atëherë do të arrinim deri në Hënë dhe prapa më shumë se 2000 herë.

7. Nëse i merrni të gjitha makineritë e Coca Cola-s që ekzistojnë në mbarë botën, do të përfshinin një madhësi prej rreth 4 milion metra kub ose rreth 4 ndërtesa Empire State.

8. Logoja kuqe-bardhë është e njohur tek 94% e popullsisë së tokës.

9. Ekzistojnë 33 marka jo-alkoolike që gjenerojnë rreth 1 miliardë dollarë fitime në vit, 15 prej tyre i zotëron Coca-Cola.

10. Në botë një person mesatarisht konsumon një produkte të Coca-Cola-s çdo 4 ditë.

11.Coca Cola harxhon më shumë para për reklama sesa Microsoft dhe Apple së bashku.

12. Amerikanët konsumojnë afërsisht 1.7 milion ton sheqer në vit ose reth 5 kilogram për një person dhe atë vetëm nga Coca Cola.

13. Mesatarisht një meksikan konsumon më shumë produkte të Coca Cola-s se Amerikanët, Britanikët, Indianët dhe Kinezët së bashku.

14. Coca Cola përdor reth 300,000 ton alumin për kanaçe çdo vit, që është 17.4% nga prodhimi i aluminit në SHBA.

15. Coca Cola ka reth 1000 lloje të ndryshme të pijeve të trasha dhe pije pa gaz të cilat shiten në tregun e SHBA.

Temat:
Lexo të tjera