15:39 / E enjte, 20 Prill 2017

E tmerrshme: Policia gjen foshnjën e sapolindur në tualet (Video)

E tmerrshme: Policia gjen foshnjën e sapolindur në tualet (Video)

Një foshnjë e sapolindur e gjinisë femërore është shpëtuar pasi ajo u gjet me kokë të poshtë në guacën e tualetit, pasi nëna e saj lind në tualet.

24 vjeçarja e quajtur Yue nga Kina nuk ishte në dijeni se ishte gati të linde duke menduar se ajo kishte vetëm një dhimbje stomaku normal.

Yue u larguar nga banesa pasi e lindi foshnjën e saj e cila kishte rënë në guacën e tualetit me kokë te poshtë.

Sipas People’s Daily Online, bashkëbanuesja e Yues ka lajmëruar policinë përderisa ajo ishte duke e dërguar Yue në spital në natën e 18 prillit.

Oficeri i policisë ka gjetur foshnjën e sapolindur brena në tualet me kokë të poshtë.

Fotografitë tregojnë se si foshnja qanë përderisa policia e shpëtojnë atë.

 Ajo më pas mori trajtimin e mjekëve të cilët më pas pyetën oficerët se ku janë prindërit e foshnjës.

Policët ishin përgjigjur: Ne kemi informacione se nëna e saj është dërguar në spital përderisa ajo nuk dinte se si ta kapte beben”.

Bashkëbanuesja e Yues kishte thënë në një intervistë për një televizion lokal se ajo nuk e kishte as idenë më të vogël se është shtatzënë.

Ajo tha: “Ne u frikësuam. Unë e pyeta atë nëse duhet ta thërras policinë. Ajo dukej shumë e sëmurë kështu që unë e dërgova atë në spital dhe i njoftova policinë për beben”.

Ajo gjithashtu, tha se Yue ka takuar një njeri një vit më parë dhe ka mbetur shtatzënë aksidentalisht. Ajo nuk e kishte kuptuar se është shtatzënë pasi nuk ka pasur asnjë simptomë.

Besohet se Yue ka shkuar në tualet pasi ka pasur dhimbje barku në mes të natës.

Ajo ishte shokuar kur e ka parë se po lind  një foshnje, duke e lënë fëmijën ashtu në tualet.

Policia kanë konfirmuar se foshnja është lënduar. Ata tani janë duke u përpjekur të kontaktojnë me familjen e Yue./Indeksonline/

Lexo të tjera