17:52 / E mërkurë, 17 Maj 2017

Fillojnë shakatë, shikoni se në kë shndërrohen liderët e vendit (Foto)

Fillojnë shakatë, shikoni se në kë shndërrohen liderët e vendit (Foto)

Menjëherë pas nënshkrimit të koalicioneve që u bënë zyrtare në natën e kaluar kanë filluar edhe shakatë nëpër rrjetet sociale.

Së fundi janë publikuar fotografi në të cilat shihen liderët e partive në vend të veshur me veshje kombëtare të njohura si veshje të nuseve në Kosovë, transmeton Indeksonline.

Ndryshe në fotografitë e realizuara shihen bashkë lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër të vendit nga koalicioni PDK-AAK-NISMA, lideri i PDK-së, Kadri Veseli dhe lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, duke mos munguar edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi. Këta të fundit janë shndërruar në këngëtaret e njohura si “Bilbilat” që këndojë muzikë popullore.

Në fotografinë tejtër janë bashkë kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti si dhe i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Për më tepër shikoni fotografitë më poshtë:

Lexo të tjera