09:54 / E enjte, 16 Shkurt 2017

Filmohet momenti tragjik, shokët duke bërë shaka shtyjnë të riun drejt vdekjes (Video)

Filmohet momenti tragjik, shokët duke bërë shaka shtyjnë të riun drejt vdekjes (Video)

Ky është momenti tragjik kur një adoleshent bie nga ura për vdekje pasi ai shtyhet nga shokët e tij.

Pamjet e tmerrshme janë xhiruar në Brazil, ku shihet Daniel Faustino Pinto Filho 18 vjeçar duke luajtur me disa shokë dhe përderisa ata sfidonin njëri tjetrin për baraspeshim (balancim) mbi një urë.

Përderisa ai ishte në lartësi të urës, një vajzë që është aty e pranishme zgjatet dhe prek këmbën e të riut me ç ‘rast ai humb ekuilibrin dhe bie poshtë në lum, shkruan Indeksonline.

Në këtë moment dëgjohen britma nga prapa dhe regjistrimi ndalet dhe nuk shihet më asgjë.


Trupi i Filho u gjet nga zjarrfikësit 14 orë më vonë në lumin Jamari, në zonën rurale të njohur si Misiones do Oeste, disa metra larg ku djali kishte rënë.

Trupi tani është duke u studiuar nga ekipi mjeko-ligjorë të cilët do të përcaktojnë edhe shkakun e vdekjes.

Vajza pa emër nga video që shihet duke e shtyrë, është dërgua rënë stacionin policorë për t’u intervistuar nga autoritetet së bashku me dëshmitarët e tjerë.

Grupi është liruar më vonë por nuk dihet qartë nëse janë sjellë edhe akuzat.

Vajza pohoi se ajo ishte duke bërë një shaka dhe nuk e dinte që mund ta shtynte atë drejt vdekjes.

Mirëpo, personi i cili regjistroi këtë video i tha policisë se vajza e dinte se Filho nuk dinte të notonte dhe se shtyerja ishte e qëllimshme me këtë rast ajo edhe jua ka dorëzuar filmimet policisë.

Sipas policisë, dy miqtë e djalit kishin kërcyer nga ura në përpjekje për ta shpëtuar të riun./Indeksonline/

Lexo të tjera