07:41 / E enjte, 12 Janar 2017

Horoskopi, 12 janar 2017

Horoskopi, 12 janar 2017

Dashi 21/3 - 20/4

Edhe pse sot do të keni takime në të cilat duhet të flisni në gjuhë të huaj për ju nuk do të jetë problem. Beqarët nuk duhet të mërziten edhe pse janë ende vetëm. Kujdes me financat.

Demi 21/4 - 21/5

Nuk është se do të takoni shumë njerëz të sinqertë gjatë rrugëtimit tuaj. E rëndësishme është të merrni

atë që ka vërtet interes për ju. Financat do të jenë të mira.

Binjakët 22/5 - 21/6

Shenja juaj paraqitet me shumë konfliktuale sot dhe jeni mjaft nervozë me këdo që do të bashkëpunoni. Qetësinë do ta gjeni vetëm tek partneri/ja juaj. Financat do jenë të mira.

Gaforrja 22/6 - 22/7

Duhet të vazhdoni rrugën që keni nisur ju të dashuruarit edhe pse mund të hasni në pengesa. Financat nuk do kenë probleme, pasi do kenë ndikimin pozitiv të yjeve.

Luani 23/7 - 21/8

Njeriu juaj i zemrës ka përgatitur një surprizë për ju sot dhe për këtë qëllim ka kërkuar ndihmë edhe nga familjaret. Në planin financiar duhet më tepër maturi me shpenzimet.

Virgjëresha 22/8 - 23/9

Edhe pse sot i keni të gjithë kundër ndjenjat dhe emocionet janë ato që do të mbizotërojnë. Beqarët duhet të përfitojnë nga kjo ditë e mbushur me takime nëse duan të ndryshojnë statusin.

Peshorja 24/9 - 23/10

Jeni në mes të një situate ju të dashuruarit që nuk e keni krijuar ju, por që në fund duhet t'i jepni një zgjidhje. Beqarët do realizojnë shumë takime mbresëlënëse sot.

Akrepi 24/10 - 22/11

Jeni të shqetësuar për fushën profesionale. Do të ketë lëvizje në punën tuaj që mund t’ju prekin edhe ju. Beqarët do tërhiqen pa masë ndaj një personi dhe do fillojë t’ju rrahë zemra fort.

Shigjetari 23/11 - 22/12

Sot ju të dashuruarit do të jeni të lumtur dhe në humor të mirë, sepse po shpenzoni kohën për një çështje të rëndësishme në jetën tuaj në çift. Beqarët do bëjnë çmos për të mos qëndruar më vetëm.

Bricjapi 23/12 - 20/1

Këtë ditë ndiheni të përkëdhelurit e fatit dhe kjo gjë po ju vjen për shtat. Partneri/ja do t’ju kujtojë që keni lënë një udhëtim për të bërë bashkë. Beqarët do fillojnë projekte të rëndësishme.

Ujori 21/1 - 19/2

Dita shkon mirë në çdo aspekt si personal ashtu edhe profesional. Beqarët do tregohen mjaft joshës dhe do bëjnë për vete këdo person që pëlqejnë. Financat do jene goxha të mira dhe të qëndrueshme.

Peshqit 20/2 - 20/3

Partneri/ja juaj do të përballet me disa probleme sot dhe për këtë do të kërkojë ndihmën tuaj. Beqarët do ndjehen mirë me statusin që kanë dhe do refuzojnë çdo lloj ftesë për takime apo njohje.

Temat:
Lexo të tjera