12:41 / E hënë, 17 Korrik 2017

Modelet rrezikojnë jetën duke qëndruar përballë aeroplanit i cili ishte duke u ngritur nga pista (Video)

Modelet rrezikojnë jetën duke qëndruar përballë aeroplanit i cili ishte duke u ngritur nga pista (Video)

Një hetim ka nisur pasi modelet ishin filmuar duke rrezikuar jetën e tyre përderisa qëndronin në fronin e një avioni i cili ishte duke ardhur në drejtimin e tyre për t’u ngritur pastaj nga pista në afërsi të tyre.

Videoja tregon 9 gra të rreshtuara në një pistë që mendohet të jetë në veri-perëndim të shtetit indian të Rajasthan.

Pasi piloti arrin të ngre aeroplanin jo shumë larg nga kokat e tyre, modelet ulin kokën dhe fillojnë të qeshin.

Një zyrtar nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, kanë thënë se janë duke e  hetuar videon.

Njëra prej modeleve, emrat e të cilave nuk janë raportuar, ka thënë: “Unë mendojë se kjo është në listën kryesore të gjërave më të çmendura që kam bërë ndonjëherë”.

Kjo gjë është kritikuar shumë nga ekspertët.

Një pilot veteran ka thënë: “Nuk është gjithmonë e sigurt që piloti të ngritët nga pista në tentimin e parë, prandaj nëse nuk kish ndodh një gjë e tillë ato nuk do kishin pasur mundësi të largoheshin dhe do të kishte qenë fatale”./Indeksonline/

 

 

Lexo të tjera