20:40 / E hënë, 20 Mars 2017

Mos e mbushni me bateri telefonin në bare dhe restorante, rrezikoni shumë

Mos e mbushni me bateri telefonin në bare dhe restorante, rrezikoni shumë

Shpesh herë na qëllon që të mbetemi pa bateri në celular në momentet që na duhet më së shumti kur jemi jashtë në kafene apo në restorante.

Megjithatë ekziston një rrezik nëse e karikojmë telefonin në këto ambjente, ku sipas Dreë Paik, themelues i Authentic 8, hakerat arrijnë të kenë qasje në mënyrë të lehtë në prizat e mbushjes dhe wi-fi-të me anë të një teknike të quajtur "Juice Jacking".

Ai bën me dije se USB-ja që lidh telefonin me karikuesin, është e projektuar për të transmetuar të dhëna personale.

Në këtë mënyrë fotot tuaja, mesazhet, e-mailet dhe çdo gjë tjetër mund të përdoret nga dikush tjetër.

Bëni kujdes dhe karikojeni atë në një ambjent të sigurtë.

Lexo të tjera