08:25 / E enjte, 12 Tetor 2017

Ndodhë edhe kjo: Gruaja që u “martua” me qenë tetë vite me të tregon jetën me të

Ndodhë edhe kjo: Gruaja që u “martua” me qenë tetë vite me të tregon jetën me të

Një grua që u martua  me qenin e saj thotë se pavarësisht se njerëzit mendojnë se ajo është e çmendur ai është i përsosur për të.

43 vjeçarja Wilhelmina Morgan Callaghan, nga Irlanda Veriore, u martua me qenin e saj Henry tetë vite më parë.

Ajo ka theksuar se ne të gjithë e dimë se një qen është miku më i mirë i njeriut dhe se beson në besnikërinë e Henry-t për të qenë pranë në disa kohë të vështira,shkruan The Indepdent, transmeton Indeksonline.

“E humba punën time në një morg, kështu që u detyrova të bëhesha një kopjues i pavarur, nuk ka shumë para në atë dhe pastaj shtëpia ime u përmbyt. Por Henry ka qenë aty në të gjitha, ai është kaq besnik”, ka thënë ajo.

Madje ajo ka theksuar se e quan atë ‘Ri’ që do të thotë ‘Mbret’ në Galeikun e lashtë.

Pas leximit për njerëzit që martohen me kafshët e tyre në internet, Callaghan vendosi që ajo do ta bënte të njëjtën gjë gjithashtu.

Nuk është e ligjshme të martohesh me një kafshë në Mbretërinë e Bashkuar, kështu që "martesa" është një çështje shpirtërore, edhe pse Callaghan e merr seriozisht dhe ka një certifikatë gjithashtu./Indeksonline/

Lexo të tjera