12:56 / E hënë, 20 Mars 2017

Pesë shtetet me ushtrinë më të fuqishme

Pesë shtetet me ushtrinë më të fuqishme

Një luftë botërore ndoshta është e vetmja rrugë për të matur forcën reale ushtarake, por fatmirësisht bota nuk ka pasur situatë të tillë kohët e fundit.

Pavarësisht ngritjes së tensioneve në detin e Kinës jugore, luftimet në vijim në Ukrainë dhe luftimet e shumta në Lindjen e Mesme,  betejat mes shteteve apo kombeve janë zhvendosur në armëpushim apo në luftë kundër grupeve terroriste.  

Megjithatë, një vlerësim i forcës ushtarake mund të jetë interesant, kështu që “Businessinsider” duke u bazuar tek indeksi i forcës ushtarake të 106 shteteve ka renditur 25 shtetet më të fuqishme në botë.

Në këtë vlerësim janë marrë më tepër se sa 50 faktorë, përfshirë buxhetin për ushtrinë e çdo shteti, trupat ushtarake, sasinë e armatimit që ata kanë dhe resurset natyrale.

SHBA - Trupa ushtarake aktive: 2.500.00. Buxheti: 581 miliardë dollarë. Tanke: 8848. Avionë: 13 444. Aeroplanmbajtëse: 19. Nëndetëse: 75

 Rusia Trupa ushtarake aktive: 4.017.110 Buxheti: 46 miliardë dollarë Tanke: 15.389 Avionë: 3.547 Aeroplanmbajtëse: 1 Nëndetëse: 60

 Kina Trupa ushtarake aktive: 4.635.000 Buxheti: 155.6 miliardë dollarë Tanke: 9.150 Avionë: 2.942 Aeroplanmbajtëse: 1 Nëndetëse: 68

 India Trupa ushtarake aktive: 3.668.000 Buxheti: 40 miliardë dollarë Tanke: 6.464 Avionë: 2.086 Aeroplanmbajtëse: 2 Nëndetëse: 14

 Franca Trupa ushtarake aktive: 400.770 Buxheti: 35 miliardë dollarë Tanke: 423 Avionë: 1.282 Aeroplanmbajtëse: 4 Nëndetëse: 10

Lexo të tjera