21:48 / E mërkurë, 11 Janar 2017

Policia gjobit “hajvanin” në qendër të Tiranës

Policia gjobit “hajvanin” në qendër të Tiranës

Policia ka vendosur që të gjobisë një person i cili kishte parkuar pranë televizionit publik. Edhe pse me një automjet tepër luksoz, drejtuesi i automjetit nuk ka tentuar që të shikojë tabelën e ndalim-qëndrimit, por ka zgjedhur të parkojë në vendin e parë që sheh.

Por habia më e madhe ka qenë targa që ky drejtues i ka vendosur makinës së tij, “hajvan”. Me sa duket ka qenë nxitje dhe për policinë për t’i prerë gjobën.

Të bësh ironi me veten dhe ta quash hajvan, duhet të jetë shkalla me e lartë e inteligjencës. Ndaj nuk e besojmë që pronari i makinës, ofendohet nga titulli i mësipërm.

Lexo të tjera