17:40 / E enjte, 20 Prill 2017

Arrestohen 53 persona se planifikuan festë për martesën e homoseksualëve

Arrestohen 53 persona se planifikuan festë për martesën e homoseksualëve

Prokuroria në Kaduna në veri të Nigerisë, ka akuzuar një grup prej 53 personash për planifikimin e festimit të një martesë në mes të homoseksualeve, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Të akuzuarit, të cilët janë arrestuar të shtunën, kanë mohuar akuzat ndërsa avokatët e tyre kanë thënë që këta janë arrestuar ilegalisht.

Gjykata ka liruar këtë grup me kusht, ndërsa gjykimi është shtyrë për 8 maj.

Veprimet homoseksuale janë të ndaluar në shoqërinë konservative tëNigerisë, dhe dënohen deri në 14 vite burgim.

Lexo të tjera