11:05 / E enjte, 12 Janar 2017

Roboti i parë që arrin të qetësojë fëmijët e prekur nga kanceri (Foto)

Roboti i parë që arrin të qetësojë fëmijët e prekur nga kanceri (Foto)

Shëndeti i plotë është i lidhur drejtpërdrejt me jetëgjatësinë. Por jo të gjithë fëmijët kanë fatin të jetojnë një fëmijëri të qetë dhe pa probleme.

Shumë prej tyre janë të detyruar të kalojnë një pjesë të mirë të jetës së tyre mes bluzave të bardha, injeksioneve të ndryshme dhe orëve të pafundme në spital. Bëhet fjalë për fëmijët e prekur nga lloje të ndryshme të kancerit.

Infermieri italian Giovanni Poggi e ka provuar vetë një situatë të tillë. Ai ka kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë dhe adoleshencës në spital pasi vuante nga talasemia. Kjo ishte dhe arsyeja që ai vendosi të studionte infermieri. Gjatë vitit të dytë të studimeve pati idenë brilante të krijonte një robot humanoid argëtues që arrin të qetësojë fëmijët pak para se t’i nënshtrohen një operacioni.

Roboti i quajtur Nao arrin të flasë dhe luajë me ta . Ai këndon, kërcen, lëshon tinguj argëtues, të gjitha këto kanë efekt argëtues tek fëmijët e sëmurë duke u lehtësuar paksa dhimbjen e sëmundjes. Ky projekt interesant ka tërhequr shumë interes edhe në nivel ndërkombëtar, por për momentin ai po prodhohet dhe po përdoret vetëm në Itali.

Urojmë që së shpejti një ide e tillë të vijë edhe në vendin tonë. Shpresojmë që vogëlushët që vuajnë tek reparti Onkologjik të kenë shenja gëzimi e hareje në sytë e tyre.

Lexo të tjera