21:30 / E diel, 19 Mars 2017

Si të përgatisni në shtëpi muffins me vanilje

Si të përgatisni në shtëpi muffins me vanilje

Të gjithë mund të kemi provuar një muffin tek kemi shoqëruar një filxhan kakoje në një bar, por shumë pak prej nesh mund të kenë marrë mundimin t'i përgatisin në shtëpi. Ndonëse të vogla, amvisat e jo vetem "tremben" nga kjo ëmbëlsirë pasi e mendojë të vështirë, por sot Living do t'ju mësojë mënyrën më të thjeshtë si të përgatisni muffin me vanilje. 

Përbërësit

100g gjalpë i tretur i ftohtë 

● 2 vezë

● 140g miell 

● 110g sheqer 

● 2 lugë kafeje sodë për ëmbëlsira

● 1 bustinë vanilje 

● 30ml qumësht

Përgatitja: Ndezim furrën në 180°.1.Me rrahësin e vezëve me dorë, përziejmë gjalpin me vezët në një tas.2Në një tas tjetër përziejmë me lugë druri miellin, sheqerin, vaniljen dhe së fundi sodën e hedhur me sitë. E hedhim këtë përzierje te tasi ku kemi përzier gjalpin me vezët, i përziejmë me spatul, shtojmë qumështin dhe e përziejmë deri sa të kemi një brumë homogjen.3.Hedhim brumin te format për muffins të lyera me gjalpë e miell duke mbushur 2/3 e tyre, i pjekim për afro 12 minuta dhe bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh, e cila duhet të dalë e paste

Lexo të tjera