17:16 / E diel, 19 Mars 2017

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Tregon unazën e fejesës dhe pret ta urojnë, por miqtë kapin një detaj që i thellon gjërat

Një vajzë e quajtur Miranda Levy ka publikuar një foto me të dashurin e saj ulur pranë, me qëllim që të tregonte unazën e fejesës.

”Unë tani jam e bekuar nga Zoti, dashuria e jetës sime më ka bërë një ftesë për t’u fejuar.Është e pamundur për të përshkruar me fjalë se sa e lumtur dhe sa me fat jam. Në të ardhmen do jem zonja Kelly”, ka shkruar ajo.Pas kësaj, ajo duket të jetë duke pritur për urimet nga miqtë, si të gjitha vajzat, të cilat në raste të tilla janë duke pritur urime.Megjithatë, miqtë e çiftit të lumtur vënë re shpejt në këndin e majtë të fotos një test shtatzënie dhe një prej tyre shkroi: “Pra, ju jeni gjithashtu duke pritur një fëmijë?”Nga ana tjetër reagon edhe babai i saj:

“E dashur, na telefono, nëna jote nuk po kupton asgjë.” Komenti i tij ka marrë 20 “pëlqime” në më pak se 40 minuta.Një mik tjetër ka shkruar për testin e shtatzënisë, të përdorur me sa duket: “Në këndin e fotos… do të jetë ajo që unë jam duke menduar?”Miranda nuk e ka kuptuar menjëherë se çfarë ata ishin duke diskutuar, ose të paktën pretendonte se nuk e kuptonte. “Unë nuk kuptoj asgjë, çfarë jeni duke thënë? Pse ju mendoni në këtë mënyrë”, ka shkruar ajo.Një minutë më vonë, kur Miranda në fund e kuptoi me sa duke se çfarë ndodhi, ka shkruar. 

“Miqtë e mi, ne jemi duke pritur një fëmijë. Oh! Unë pothuajse kisha harruar…”

Lexo të tjera