13:40 / E Enjte, 14 Qershor 2018

Infektimi me virusin e Papillomës i lartë, shumica e adoleshentëve nuk janë vaksinuar

Më pak se 40 për qind e të rinjve po kompletojnë serinë e marrjes së  vaksinave kundër virusit të Papillomës (HPV), duke i lënë të rrezikuar për virusin dhe kancerin që mund të shkaktojë, kanë thënë hulumtimet e reja.

Trendi është një shqetësues, pasi shkallët e kancerit të gojës dhe të fytit të lidhura me HPV, mbeten të larta dhe rreth 80 për qind të rinjve mund të kenë virusin.

Vaksinsat HPV, të cilat ofrojnë mbrojtje kundër virusit, janë treguar të suksesshme në 99 për qind të rasteve- por vetëm nëse ju merrni të tria.

Megjithatë, gjithnjë e më shumë të rinj po i lënë anash këto vaksina, duke mos kompletuar raundin e tyre, kanë gjetur studimet e reja.

Çdo vit ka 41 mijë raste të reja të kancerit të lidhura me virusin Papilloma.

Vetë virusi është i zakonshëm, duke i prekur gati 80 milionë njerëz dhe rreth 80 për qind të popullsisë aktive.