18:36 / E Hënë, 03 Shtator 2018 / indeksADMonline

Informeri serb: “Putini po i tradhton rusët”

“Informer” – media më proruse e Serbisë, e cila njihet për qëndrime radikale antievropiane e antiamerikane, plotësisht pro Putinit, si duke ka ndërruar qasje dhe tani ka botuar një shkrim kritik ndaj presidentit rus Vladimir Putin.

“Informer” që njihet gjithashtu edhe si media që mbështet Aleksandar Vuçiqin, në shkrimin e fundit e kritikon Putinin duke thënë ndër të tjera “rusët do të ndjehen të tradhtuar dhe të nënçmuar në qoftë se del qe presidenti i ka gënjyer”.

Më tej thuhet se edhe sjelljet e tij në raport me kryeministrin rus Dmitrij Medvedevin janë joetike.

Në shkrimin që për temë kishte reformën e pensioneve në Rusi, “Informer”, thotë se “Pas fjalimit televiziv të presidentit drejtuar kombit me 29 gusht, u bë e qartë se Putin ishte ai që nisi reformën e pensioneve në Rusi. Kjo u dëshmua nga afirmimi i tij i ashpër lidhur me mungesën e alternativave për reforma. Megjithatë, kohët e fundit Putini u përpoq të distancohej nga qeveria e tij, të cilës ai gjoja i ka urdhëruar për të zhvilluar dhe zbatuar reforma jopopullore. Si rezultat, Medvedev nuk arriti të merret me barrën psikologjike dhe ai u zhduk nga syri i publikut për disa kohë. Kur u shfaq përsëri para kamerave, ai dukej si një person i lodhur dhe i sëmurë”.

Më tej, shkrimi e cilëson presidentin rus “joetik edhe përballë votuesve”.

“Informer” i referohet një paraqitjeje publike të Putinit më 29 gusht, dhe më tej shton “tani nuk e kuptojmë se çfarë e dallon Putinin nga i ndjeri Boris Jelcin, i cili te gjita i ka besuar “djemve te Çikagos” dhe e zhyti vendin në kaos. Mund të shohim tani se si Putini kërcënon që sistemi nuk do të ketë para për pensionet në gjashtë apo shtatë vjet nëse gjithçka mbetet e njëjtë”.