11:53 / E Premte, 27 Korrik 2018 / indeksADMonline

Iniesta në Japoni, ndryshon rregulloren e kampionatit

Debutimi i Iniestës në Japoni me skuadrën e re, Visel Kobe nuk ishte nga ata që të gjithë ëndërrojnë. Skuadra e tij u mund me rezultatin 3-0. Megjithatë, fama e ekipit të tij dhe kampionatit të vendit në përgjithësi ka marrë përmasa të tilla.

Iniesta zbriti në fushë me numrin 8, por në Japoni është reptësisht e ndaluar të ndryshosh numrin gjatë zhvillimit të kampionatit. Federata Japoneze ka bërë një lëshim dhe Mita i la numrin 8 shokut të ri të ekipit. Nga ky ndryshim u prek edhe Torres që mori numrin 9-të te ekipi i tij, Sagan Tosu

Temat: