17:44 / E Enjte, 22 Mars 2018 / indeksADMonline

Inspeksioni në Mitrovicë konfirmon për konfiskim të mishit të prishur

Drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit në Mitrovicë Hysni Ahmeti konfirmon për KosovaPress se muajin e kaluar , saktësisht më 13 dhe 15 shkurt në dy markete në këtë qytet është gjetur mish që dyshohet se ishte i prishur.

Sipas Ahmetit në njërin market janë  gjetur  573.4 kilogramë  ndërsa në tjetrin 500 kilogramë.

“Mishi i konfiskuar  nuk ka pasur dokumentacion, nuk ka qenë I vulosur dhe ka pasur një ngjyrë të çuditshme”, tha Ahmeti.

Sipas tij mishi është groposur në deponinë e mbeturinave në fshatin Koshtovë.