11:56 / E Enjte, 20 Shtator 2018 / indeksADMonline

Instagram ka gati disa tipare të reja

Instagram po teston një tipar për tregimet dhe postimet. Tipari i ri do të lejojë përdoruesit që të vendosin vendet se ku do të shfaqen postimet e tyre.

Veçoria e re do të saktësojë më shumë atë që përdoruesi do duke përfshirë vendondodhjen, vendbanimin, personat e dëshiruar se kush dhe ku mund t’i shikojnë storier e preferuara.

Edhe pse ende nuk ka asnjë datë zyrtare për lançimin e karakteristikave të reja, është e qartë se Instagram është i prirur të eksplorojë mënyrën e përdorimit më të mirë të vendndodhjes së përdoruesve./Indeksonline/

Temat: