17:13 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Instagram, rrjeti arrin shifrën e 1 miliard përdoruesve

Instagram ka njoftuar se ka arritur shifrën e 1 miliard përdoruesve në mbarë botën. Kompania e famshme në shtator të vitit të kaluar kishte arritur shifrën e 800 milionë përdoruesve, por që numri shpejt ka arritur shifrën magjike.

“Është e pabesueshme, është diçka që Mike dhe unë kurrë nuk menduam do të ndodhte,” tha bashkë-themeluesi i Instagra, Kevin Systrom.

Instagram mburret poashtu pasi që është rrjeti me numrin më të madh të përdoruesve të rinjë./Indeksonline/

Temat: