18:05 / E Mërkurë, 18 Korrik 2018 / indeksADMonline

Instagram shpejt iu mundëson të heqni pa i bllokuar ndjekësit

Instagram është një mënyrë e mirë për të treguar jetën tuaj (ose jetën që jetoni në pushime). Së fundi ky rrjet ka testuar disa risi, të cilat së shpejti pritet t’i bëj gradualisht publike.

Deri tani, e vetmja mënyrë për të hequr një përdorues nga lista juaj e ndjekësve ishte që të bllokoheshin dhe më pas ti zhbllokoheshin. Por, tani Instagram do iu mundësoi që me një prekje të mos lejoni dikë që të shikojë postimet apo storiet tuaja.

Funksioni i heqjes së ndjekësit aktualisht është një eksperiment dhe është i disponueshëm vetëm për disa llogari publike të përzgjedhura të Instagram në Android./Indeksonline/

Temat: