10:31 / E Hënë, 17 Shtator 2018 / indeksADMonline

Instikti i mbijetesës! Shikoni si kërkojnë ndihmë këta qenë pasi kafazin e kishte përmbytur uragani

Një vullnetar hero ka shpëtuar gjashtë qenë të braktisur në një kafaz të mbyllur në Karolinën e Veriut, ku ata u mbytën pothuajse në ujërat e përmbytjeve që po rriteshin me shpejtësi nga Uraganin i Firencës.

Kjo video e shpëtimit është bërë virale, e cila tregon qentë që lehin duke kërkuar ndihmë nga ndokush për t’i shpëtuar  nga kafazi i cili ishte mbushur me ujë.

Qentë u shpëtuan nga një pronë në Leland, Karolinë e Veriut, pasi pronarët e tyre i lanë ata dhe vet u larguan për të shpëtuar nga Uragani Firence, pa menduar se si kafshët do të mbijetonin nga stuhia e dhunshme.

Videoja tregon se si ata me të hapur derën, fillojnë të largohen përmes ujit për të shkuar në një vend më të sigurt./Indeksonline/