11:11 / E Diele, 20 Maj 2018 / indeksADMonline

“Intelektualët” pa gjumë! Në ora 5:00 të mëngjesit mbërrin në Pejë (Foto)

Dëshira e madhe për ta parë “finalen” mes Prishtinës dhe Dritës, i ka lënë pa gjumë tifozët nga Gjilani.

Një lexues i IndeksOnline, tifoz i “Intelektual” e ka dërguar një foto nga Peja në orën 5:00 të mëngjesit.

“Intelektualët në ora 05:00 të mëngjesit në Pejë. Kjo është një pjesë e vogël që kanë udhëtuar. Pjesa masive pritet që të niset nga ora 12:00”, ka thënë tifozi i Dritës.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës do të vulos fatin e kampionit në Vala Superligë. Kjo ndeshje luhet në Pejë nga ora 16:00./IndeksOnline/