17:57 / E Premte, 12 Janar 2018 / indeksADMonline

Interi e kryen transferin e parë, prezantimi të hënën (Video)

Interi e ka marrë seriozisht kërkesën e Luciano Spalletit për të bërë transfere në afatin e janarit. Mbrojtësi argjentinas, Lisandro Lopez do të jetë blerja e parë e skuadrës së famshme italiane.

Mbrojtësi i Benfikës do të jetë të hënën lojtar i Interit pasi dy skuadrat kanë arritur marrëveshje për transferimin e tij për 8 milionë euro.

28 vjeçari shihet si shpëtimtari i mbrojtjes së Interit e cila ka qenë e shpartalluar në ndeshjet e fundit.

Lisandro luan në pozitën e qendërmbrojtësit ndërsa ishte një edicion edhe te Getafe në La Liga ku luajti si i huazuar. Lisandro do t’i  kryej testet mjekësore të hënën./Indeksonline/