23:55 / E Mërkurë, 20 Qershor 2018 / indeksADMonline

Interi godet në mbrëmje, bisedime me yllin e Milanit

Interi është kualifikuar në Ligën e Kampionëve pas shumë vitesh dhe kërkon të jetë sa më konkurrente.

Zikaltërit po përgatiten për sezonin e ri duke tentuar disa transferime të mëdha, shkruan indeksonline.

Sipas Sky Sport, Inter është duke u përpjekur për të rrëmbyer yllin e Milanit, Susso.

Drejtuesit e skuadrës kanë kontaktuar me agjentin e tij, Alessandro Lucci.

Susso ka një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro për klubet jashtë Serie A, megjithatë mund të arrihet një marrëveshje mes klubesh.

Mund të ketë edhe mundësi shkëmbimi me Candreva, Perisic dhe Brozovic që pëlqehen nga Milani. /IndeksOnline/

Temat: