22:07 / E Hënë, 12 Mars 2018 / indeksADMonline

Interieri i modelit të ri Audi A6 [Video]

Nuk janë bërë ende një muaj që kur Audi zbuloi modelin e ri A6.

Audi A6 i ri i bashkohet A8 e A7 me dizajnë të ngjashëm i bërë nga Marc Lichte, shef i dizajnit të Audi’së.

Nga jashtë, Audi A6 komplet i ri duket se është i inspiruar në modelin e A8, por me qëndrim më të ulët e detaje të ndryshme të trupit, të gjitha këto në përpjekje për ta bërë atë të duket më “atletike”.

Çmimi i A6 të ri ende nuk është zbuluar, ndërsa pritet të fillojnë shitjet e tij në korrik të këtij viti.

Sa i përket pamjes së brendshme, përmes video së mëposhtme mund të shikoni se si duket kjo makinë dhe cfarë karakteristikash posedon. /IndeksOnline/