17:05 / E Hënë, 18 Qershor 2018 / indeksADMonline

IPKO, besnike ndaj projekteve inovative!

IPKO vazhdon të përkrahë fondacionin BONEVET, në projektet “ElectricBuggy” dhe “Kosova MakersLeague”. Kjo është hera e dytë që IPKO mbështetë fondacionin BONEVET, pas financimit të veturës së parë elektrike më 2017, e cila ishte krijuar nga disa të rinj të moshave 14-16 vjeç.

“Vitin e kaluar, jo shumë njerëz kanë besuar se një veturë elektrike mund të prodhohet në Kosovë. Por, ne kemi besuar! I kemi besuar konceptit që na është prezantuar dhe kemi menduar senëse të rinjve të Kosovës u ofrohen mundësitë e duhura, atëherë ata do t’ia dalin, prandaj edhe nuk kemi hezituar t’i mbështesim. IPKO do të vazhdojë të mbështesë fëmijët dhe të rinjtë e Kosovës edhe me projektet tjera inovative siç janë: ElectricBuggy dhe Kosova MakersLeague”, ka thënë Robert Ezrin, Drejtor Ekzekutiv i IPKO Telecommunications L.L.C.


Qëllimi i projektit “ElectricBuggy”, është që të promovohet një ambient i pastër, pa ndotje dhe pa emetim të gazrave. Ky projekt, është vazhdimësi e veturës së parë elektrike, por kësaj radhe kjo veturë e dytë do të shërbejë për transporttë udhëtarëve dhe mallrave. “ElectricBuggy”do të ketë dy ulëse të rregullta për udhëtarë dhe dy ulëse palosëse. Për më shumë do të ketë edhe një vend tëposaçëm për mallrat që do të transportohen brenda qytetit.

Ndërsa, “Kosova MakersLeague”është gara më e madhe për robotikë në Kosovë. Kjo platformë do të shërbejë si urë lidhëse midis fëmijëve dhe të rinjve me botën e robotikës. Për më shumë, përmes këtij projekti të BONEVET, do të përfshihet një numër i madh i nxënësve nga e gjithë Kosova.

Operatori më i qëndrueshëm në Kosovë, IPKO, udhëheqë me inovacionin,gjithnjë duke sjellë e para teknologjinë më të fundit në tregun Kosovar. IPKO po ashtu njihet për iniciativat e saj mbështetëse në fusha të ndryshme si arsim, shëndetësi dhe çështje të tjera që ndërlidhen me fëmijët dhe të rinjtë.

Temat: