22:01 / E Mërkurë, 15 Gusht 2018 / indeksADMonline

IPKO jep një njoftim me rëndësi për konsumatorët

Gjatë ditës së sotme operatori telefonik dhe kabllor IPKO ka pasur telashe në ofrim të shërbimeve. IPKO për këtë ka kërkuar falje dhe ka bërë me dije se tashmë të gjithë shërbimet janë kthyer normalitetit.

“Përshëndetje të nderuar, Duam t’ju njoftojmë se tani të gjitha shërbimet e IPKO-se janë kthyer në normalitet dhe çdo gjë është tërësisht operacionale. Në rast se keni ndonjë telash me Televizionin Digjital, ju lutem rifreskoni menunë dhe gjithçka do te kthehet ne normalitet. Ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin dhe ju falënderojmë edhe njëherë!”, thuhet në njoftimin që ka bërë kjo kompani.