13:35 / E Enjte, 11 Janar 2018 / indeksADMonline

Irina Shayk martesë sekrete me aktorin hollivudian

Modelja e njohur, Irina Shaik, e cila disa vite më parë ka qenë në krahët e yllit portugez, Kristiano Ronaldo, ka ndezur zërat e një martese të fshehtë me aktorin hollivudian, Bredli Kuper.

Shaik dhe Kuper kanë festuar ditëlindjet e tyre në një nga ishujt amerikanë larg fokusit të mediave. Gjatë pushimeve, Irina ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram”, ku shfaqet duke mbajtur një gaforre që kishte gjetur në plazhet përrallorë, ku po shijon dhe pushimet.

Irina-Shayk-Bradley-Cooper

Mirëpo, ajo çka është vënë re ka qenë unaza në gishtin e martesës, çka bën të mendojmë se modelja seksi dhe aktori kanë kurorëzuar marrëdhënien e tyre.

Irina-Shayk-ring-photo

Temat: