13:04 / E Martë, 10 Korrik 2018

Irlanda referendum për të ndryshuar kushtetutën e cila ofendon gratë!

Republika e Irlandës do të mbajë një referendum për të ndryshuar një nen të kushtetutës e cila ofendon gratë. Neni 41.2 i Kushtetutës Irlandeze, i krijuar në vitin 1937, thotë se gruaja e ka vendin në shtëpi dhe se me jetën e saj në shtëpi, arrihet e mira e përbashkët.

Kushtetuta gjithashtu dekurajon nënat nga marrja e punësimit, në mënyrë që të mos ndikojë në detyrimet e tyre shtëpiake në vend, shkruan Indeksonline.

“Shteti do të përpiqet që të sigurojë nënat nga nevojat ekonomike të angazhimit në punë për të mos neglizhuar detyrat e tyre në shtëpi” thuhet ndër të tjera në kushtetutë.

Qeveria irlandeze e ka miratuar mocionin për të hequr këtë nen në bazë të një referendumi./Indeksonline/