13:32 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa: Familja Haradinaj dhe baca Hilmi i dhanë Kosovës Shkëlzenin e Luanin

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk ka lënë pa kujtuar kontributin e madh të Hilmi Haradinajt për lirinë e Kosovës.

Mustafa, madje me theks të veçantë ka thënë se baca Hilmi ia ka dhënë Kosovës dy djemtë e tij, Shkëlzenin e Luanin, përcjellë Indeksonline.

Më poshtë gjeni komentin e tij të plotë:

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta Familjes Haradinaj, kryeministrit Ramush Haradinaj dhe qytetarëve të Kosovës për ndarjen nga jeta të Bacës Hilmi Haradinaj.

Baca Hilmi dhe Familja Haradinaj i dhanë lirisë së Kosovës dy prej heronjve më të shquar, Shkëlzen e Luan Haradinaj, dhe luftëtarë të tjerë të dalluar në luftën çlirimtare.

Shteti dhe qytetarët e Kosovës do ta përkujtojnë përherë me nderime dhe respekt Hilmi Haradinajn për patriotizmin, vendosmërinë, urtësinë dhe sakrificën e jashtëzakonshme për lirinë e Atdheut.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!

Isa Mustafa