15:49 / E Martë, 25 Shtator 2018 / indeksADMonline

Isa Mustafa për takimin me Kurtin: Kosova ka nevojë për ndryshime

Isa Mustafa e ka komentuar takimin me Albin Kurtin.

Lideri i LDK-së ka thënë se Kosova ka nevojë për ndryshime dhe se së bashku kanë shprehur gatishmërinë të intensifikojnë bashkëpunimin opozitar.

“Sot u takuam me z. Albin Kurti, Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe biseduam për shumë tema që e rëndojnë aktualitetin në Kosovë.

Shprehëm gatishmërinë të intensifikojmë bashkëpunimin opozitar në mënyrë që degradimi i qeverisjes dhe rrezikimi I territorit të ndalet sa më shpejtë. Vlerësuam bashkërisht se Kosova, si kurrë më parë, ka nevojë, për ndryshime” shkruan Mustafa./Indeksonline/