21:53 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Isco i dhuron epërsinë Real Madridit, kurse Pjanic relakson Juventusin

Pak para përfundimit të pjesës së parë, Real Madridi e ka gjetur rrugën e golit përballë Romës.

Në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve në Champions League, Real Madridi është nikoqir i Romës në Bernabeu.

Ndërsa, madrilenët kanë kaluar në epërsi përmes Iscos në minutën e 45-të.

Nga ana tjetër, edhe Juventusi ka kaluar në epërsi përballë Valencuias, transmeton IndeksOnline.

Përkundër përjashtimit nga loja të Cristiano Ronaldos, ”Zonja e Vjetër” ka kaluar në epërsi.

Ishte Miralem Pjanic, ai i cili shënoi golin e epërsisë nga pika e bardhë./IndeksOnline/