14:55 / E Martë, 03 Prill 2018 / indeksADMonline

Ish gjenerali rus: Bota gjendet në prag të “luftës së fundit në historinë e njerëzimit”

Një ish gjeneral rus ka paralajmëruar se bota është në prag të “luftës së fundit në historinë e njerëzimit” si pasojë diplomatike mbi helmimin e një spiuni në Mbretërinë e Bashkuar.

Evgeni Buzhinski, i cili shërbeu 41 vjet në ushtrinë ruse, tha se dislokimi i diplomatëve nga BE dhe SHBA pasi Sergei Skripal dhe vajza e tij Julia u helmua në Salisbury po krijon një situatë që është “më e keqe se Lufta e Ftohtë”, transmeton Indeksonline.

I pyetur për të shpjeguar veten, Bubzhinksi shtoi: “Një luftë e vërtetë. Më e keqe se Lufta e Ftohtë është një luftë e vërtetë. Do të jetë lufta e fundit në historinë e njerëzimit”./Indeksonline/