14:41 / E Diele, 01 Korrik 2018 / indeksADMonline

Ish-lojtari i Arsenalit i shqetësuar për Wilshere: Nëse shkon te ky ekip, Anglia nuk të fton më!

Ish-futbollisti anglez, Adrian Clarke është i shqetësuar për të ardhmen e Jack Wilshere.

Mesfushori anglez konfirmoi para disa jave largimin nga “Topcinjtë”, shkruan IndeksOnline.

Ai ka shumë oferta, por ende nuk ka zgjedhu klubin e ri.

Sipas mediave, ai është shumë afër t’i bashkohet klubit nga Turqia, Fenerbahce.

Për këtë transferim të mundshëm ka folur ish-lojtari i Arsenalit, Clarke.

Ai shpreson se Wilshere nuk do ta bëjë këtë gabim, përndryshe Anglia as që do ta ftojë në ndonjë ndeshje.

“Ai nuk duhet të transferohet në Fenerbahce. Nëse e bën këtë për para është OK, por me transferimin në Turqi ju bëni një hap mbrapa. Më mirë është të luash për Fulham ose Wolves se sa atje. Përndryshe Anglia nuk do ta ftoj asnjëherë”, ka thënë Clarke.

Wilshere nuk u ftua edhe në Kampionatin Botëror “Rusi 2018”. Por, ai u përball me shumë lëndime gjatë sezoneve të fundit.

Mbetët të shihet se cila do të jetë skuadra e re e mesfushorit anglez./IndeksOnline/