13:35 / E Diele, 10 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ish-presidenti i Kosovës bën homazhe për Vokrrin (Foto)

Në mesin e shumë personaliteteve që nderuan sot presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, ishte edhe ish-presidenti i Kosovës.

Fatmir Sejdiu që është njëherësh ish-kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marr pjesë në homazhet  që po bëhen në holl të Kuvendit të Kosovës, raporton Indeksonline.

Sejdiu po ashtu u nënshkrua në Librin e Zisë që është vendosur në hyrje të Kuvendit të Kosovës. /Indeksonline/

Temat: