Ish-trajneri i Serie A refuzon të ngritet statujë për të
Trajneri i Uruguait, Oscar Tabarez ka refuzuar propozimin që të ngritet statujë për të në kryeqytetin e vendit të tij.
Ole raporton se Komuna e Montevideos dëshiron të ndërtojë statujë që të tregojë vlerësimin ndaj punës së Tabarez me Kombëtaren uruguaine.
Megjithatë, ish-trajneri i Milanit dhe Cagliarit e ka refuzuar ofertën.
Tabarez së fundmi nënshkroi kontratë të re katër-vjeçare me Uruguain, për ta mbajtur atë deri në Kampionatin Botëror në Katar.
Në këtë eviniment të rëndësishëm, Tabarez do të jetë 75-vjeçar./IndeksOnline/