11:39 / E Shtunë, 23 Qershor 2018 / indeksADMonline

Ish ylli i Liverpoolit i shpëton tumorit: Fitova ndeshjen më të fortë në jetë

Ish mbrojtësi i njohur i Liverpoolit, Jose Enrique e ka fituar ndeshjen më të vështirë në jetë. Futbollisti spanjoll ka shpëtuar pas diagnostifikimit që kishte me tumor. Dy muaj më parë, Enrique u konstatua se kishte një tumor të rrallë në kokë të quajtur kordoma.

Për këtë, Enrique është dashur t’i nënshtrohet një operacioni të gjatë ku ishte paralajmëruar nga mjekët se mund ta humbas sfidën me jetën. I rrethuar nga familja dhe miqtë, Enrique vendosi që të futej në sallën e operimit në Valencia.

Mjekët janë futur në orën 9 në sallë, ndërsa e kanë përfunduar operacionin në orën 6. Por, ata ia dolën që futbollistin spanjoll ta mbajnë në jetë.

Tani futbollisti do t’i nënshtrohet disa tretmaneve të reja, por mjekët i kanë dhënë shumë shpresë për jetë sepse me shumë gjasa ka arritur ta mposht më të keqen.

“Arrita ta fitoj ndeshjen më të vështirë në jetën time” ka thënë Enrique./Indeksonline/

Temat: