22:11 / E Diele, 28 Janar 2018 / indeksADMonline

Isha gati t’i propozoja martesë, por zbulova se po më tradhtonte

Jam 28 vjeçar, ndërsa e dashura ime është një recepsioniste në një showroom makinash.

Ajo është 25 vjeçare dhe e rrethuar me meshkuj gjate orarit të punës, por kjo gjë kurrë nuk më ka shqetësuar, transmeton Indeksonline.

Një ditë rastisa në një shok, vëllai i të cilit punon në të njëjtin vend me të dashurën time.

Ai më tregoi se e dashura ime njihet për fjetjet e saj në garazhë me mekanikët, me shitës e madje edhe me vet shefin e saj.

Ja përplasa të vërtetën për fytyre dhe ajo nuk hezitoi të ma pranonte. Madje tha se kjo ka dy vite që ndodhë vazhdimisht.

Kisha blerë një unazë për të, gati t’i propozoja, por tanimë ajo qëndron e mbyllur në sirtarin tim. Ne jemi ende bashkë, ndonëse nuk po mund ta kapërcej dot lëndimin që më ka shkaktuar. Nuk do mund t’i besoj më.

Përgjigja e psikologes:

Nuk është çudi që nuk i beson më.

Ajo duhet të punojë shumë në mënyrë që të ta dëshmojë ty që ajo ka ndryshuar.
Duhet që ta dijë pse e ka bërë këtë. A mos është se i mungon vëmendje nga ti, apo dashuri? Ju duhet të bisedoni gjerësisht të shihni nëse lidhja juaj do ngecë apo do vazhdojë.