22:25 / E Martë, 12 Qershor 2018

Ishulli i vjetër që shitet për 400,000 £

Një ishull i tërë është në shitje për 400,000 £ – që është më pak se çmimi i një banese në Londër.

Stack Rock Fort, jashtë brigjeve të Milford Haven në Pembrokeshire, po mendohet si një ‘mundësi e mahnitshme për të zotëruar një pjesë të vërtetë të historisë’.

Ky ishull ishte një nga zinxhirët e fortesave të projektuara për të mbrojtur Britaninë dhe Dockyardin Detar të Marinës në Pembroke Dock kundër një pushtimi nga Franca nën Napoleonin III.

Ajo ishte armatosur një herë me gjashtëmbëdhjetë armë prej 18 tonësh, dhe ishte drejtuar nga 150 burra, shkruan Daily Mirror, transmeton Indeksonline.
Ishulli është ndërtuar në mes të 1850 dhe 1853.

Aktualisht është e pabanueshme, megjithatë agjenti i shitjes Purplebricks thotë se ishulli ka “hapësirë të pabesueshme për zhvillim”.

Temat: