17:57 / E Shtunë, 05 Maj 2018 / indeksADMonline

ISIS kërcënon Botërorin: “Vritini të gjithë”

ISIS rishfaqet në futboll duke kërcënuar sërish.

Organizata terroriste ka publikuar një foto ku duket logoja e Botërorit Rusi 2018 me një thikë në mes, një sinjal mëse i qartë ky se kjo organizatë do të synojë të përgjakë evenimentin e verës së ardhshme. Organizata terroriste islamike ka publikuar edhe një mesazh ku shkruhet “ Vritini të gjithë”.

Ky është vetëm një nga disa kërcënimet e bëra nga i ashtuquajturi shtet islamik. Në prill është paralajmëruar Putin: “Do ta paguash shtrenjtë vrasjen e myslimanëve”, lexohej në një poster ku shfaqej një xhihadist me një kallashnikov në dorë.

Por pavarsisht kërcënimeve të ISIS në Rusi po marrin çdo masë të mundshme që Kupa e Botës të shkojë sipas planeve dhe të jetë një festë e vërtetë për tifozët dhe futbollistët. /IndeksOnline/