11:08 / E Martë, 12 Qershor 2018 / indeksADMonline

Islam Pacolli “i zhytur” në borxhe, kjo është shifra që ja ka një personi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli i detyrohet financiarisht afër gjysmë milion euro, një personi fizik, nga i cili ka bërë blerjen e lokaleve.

Sipas regjistrit për deklarimin e pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, Pacolli ka deklaruar se i detyrohet financiarisht një personi fizik 457 mijë e 240 euro.

Ndërsa pasuri të paluajtshme sipas deklarimit ai ka 746,280 mijë euro.

Ndërsa nga puna prodhuese, të hyra vjetore ai ka 15 mijë euro./Indeksonline/