11:52 / E Enjte, 14 Qershor 2018 / indeksADMonline

Islam Pacolli sqaron zënkën me policin e sigurimit

Deputeti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Islam Pacolli ka sqaruar sot zënkën me një polic që i ndodhi para dy ditësh.

Pacolli shfrytëzoi foltoren e Kuvendit të Kosovës për të thënë se nuk ishte e vërtet që ai u arrestua për rastin në fjalë, raporton Indeksonline.

“Unë kam dashur të hyj në objekt dhe ai ka vendosur të më kthej. Inskenimet e thëna janë të pavërteta dhe unë u bëj thirrje mediave që mos të propagandojnë një gjë e cila është e pavërtetë gjoja se unë jam arrestuar, sepse nuk është e vërtet dhe nuk qëndron”, ka thënë Pacolli.

Sipas tij, po të ishte ngjarja gjest antiligjor, atëherë ai sot nuk do të ishte në institucionin e Kosovës. /Indeksonline/