18:50 / E Enjte, 13 Shtator 2018 / indeksADMonline

Ismajli: PSD po rritet, jemi të gatshëm për zgjedhje

Fisnik Ismajli nga PSD nuk ka dashur të komentojë sondazhin e KDI-së për rezultatet e partive politike, në rast se zgjedhjet do të mbaheshin këtë të dielë.

Sipas tij, varësisht se kur do të mbaheshin zgjedhjet, ashtu do të ishin edhe rezultatet.

“Nuk kam naj farë komenti, kur të vjen koha e zgjedhjeve atëherë dalin rezultatet, kanë me u pa rezultatet. Varet në momentin kur mbahen zgjedhjet edhe qysh kemi me punu derisa të vijnë zgjedhjet. Nuk është se mundem me jap ndonjë parashikim, nuk kam dhënë ndonjë parashikim kur edhe i kemi pas punët më mirë.”, ka thënë ai në një prononcim për Indeksonline.

Ismajli ka thënë se nuk mund flasë për parashikime, porse atyre si parti u duhet të punojnë shumë.

“Synojmë me u rrit edhe synojmë me punu shumë edhe duhet shumë punë me arritë. Nuk mund të jap kurrëfarë parashikimi për këtë punë, kurrë s’kam mujt me parapa edhe kurrë s’ia kam qëllu. Pak a shumë kërkush s’ka mujt me ja qëllu, krejt është çështje kur mbahen zgjedhjet.”, ka theksuar tutje ai.

Megjithatë, ai shprehet i bindur se po rriten derisa po vazhdojnë me punë dhe aktivitete të ndryshme.

“Shumë mirë jemi tu u rrit, jemi duke punu, jemi duke vazhdu aktivitetet dhe po shpresojmë që kur të vjen koha të jemi të përgatitun përzgjedhje, faktikisht ne çdo herë jemi të përgatitun për zgjedhje dhe asnjëherë nuk jemi duke e ndalë punën, duke u rritë”, ka shtuar tutje ai. /Indeksonline/